UBT

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese shkel Kushtetutën!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se nuk ka mbetur shkronjë e Kushtetutës pa u shkelur nga Gjykata Kushtetuese, ndonëse kjo e fundit do të duhej të ishte “gardiane” e aktit më të lartë juridik të vendit, shkruan sot gazeta Zeri.

Punën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që nga themelimi e deri më sot përfaqësuesit e opozitës e vlerësojnë me notë negative.

Albulena Haxhiu, deputete e lëvizjes “Vetëvendosje”, thotë për “Zërin” se kjo Gjykatë e ka humbur kredibilitetin.

Fundamenti

Haxhiu nga LVV-ja së bashku me Teuta Haxhiun e AAK-së dhe Valdete Bajramin e “Nismës” patën dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Kuvendit për Gjykatën Speciale, meqë, sipas tyre, ishte i padrejtë dhe jokushtetues.

“Ashtu siç dihet, ne patëm kontestuar formimin e Gjykatës Speciale edhe në Gjykatën Kushtetuese për shkak të përmbajtjes etnike të tij dhe për shkak të krijimit të sistemit paralel, por edhe për shkak të shkeljes së procedurave. Ne kemi marrë përgjigje për këtë. Pra Gjykata Kushtetuese sikur edhe në shumë raste të tjera të dëmshme theksoi që me amendamentin e Gjykatës Speciale nuk shkelet Kushtetuta”, ka deklaruar Haxhiu për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.