UBT

Haxhiu: Gjykata e Prokuroria me vendimin për Pantiqin kanë inkurajuar kriminelët

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria Speciale dhe Gjykata Tehmelore të cilat kanë marrë vendim që të ndërrohet nga masa e paraburgimit për ish-policin, Dejan Pantiq, në arrest shtëpiak, po i inkurajojnë kriminelët në veri të Kosovës.

Haxhiu theksoi se Qeveria nuk ka gisht në këtë dhe nuk duhet të drejtohet akuza në drejtim të Qeverisë Kurti.

Eco Higjiena

“Inkurajim për kriminelët që po e sfidojnë, dhe po i rrezikojnë qytetarët në veri, për ne ka qenë i papranueshëm. Unë mendoj që mjafton fakti që këto veprime të prokurorisë dhe gjykatës janë inkurajim për kriminelët. Ajo çfarë është e padrejtë, është se janë hedhur akuza në drejtim të qeverisë, se kinse ka qenë qeveria përgjegjëse për heqjen e masës së paraburgimit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo shtoi se është e papranushme për këdo që ka dhënë deklarata se kjo është bërë me miratimin e Qeverisë./Rtvdukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.