FIDANISHTJA

“Haxhia” që kujdeset për morgun e të vdekurve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ymer Ibishi i njohur si “haxhia” është personi i vetëm në spitalin e Gjilanit që kujdeset për të vdekurit në morgun e spitalit. Për rajonipress Ibishi thotë se këtë detyrë e kryen tash e shtatë vite dhe nuk ka frikë nga të vdekurit, përkundrazi për shkak të besimit që ka punën e kryen me shumë nder dhe përgjegjësi.

Morgu i Spitalit në Gjilan është ndërtuar në vitin 2007 dhe ka një infrastrukturë të mirë për të sistemuar të vdekurit gjatë aksidenteve, vetëvrasjet, dhe të gjitha llojet e vdekjeve, raporton rajonipress.

Por ky morg ka një njeri që kujdeset maksimalisht për të dhe ndonëse shumë njerëz do ia kishin frikën kësaj ndërtese tek Ymer Ibishi është e kundërta. Të gjithë e thërrasin “haxhi” për shkak të besimit fetar islam që e ka dhe që e mbanë çdo herë.

ARKATANA

Ibishi thotë për rajonipress se morgu i plotëson të gjitha kushtet infrastrukturore dhe rregullisht ai pret rastet e vdekjeve dhe i sistemon ata ashtu siç e kërkojnë procedurat. “Dikush ka frikë nga kjo punë, unë nuk frikësohem sepse kam besim dhe punën e bëjë me ndërgjegje. U ndihmojë qytetarëve në çdo kohë dhe këtu sjellin raste nga SHBA, Gjermani, Zvicra, Serbia, Turqia”.

Ibishi tha se të gjitha shërbimet në morg janë falas dhe bashkëpunimi me policin dhe Bashkësinë Islame nuk mungon. Ibishi thotë se detyra e tij është e shenjtë sepse duhet të jesh në çdo kohë i gatshëm tu përgjigjesh njerëzve nevojtar. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.