FIDANISHTJA

Haxhi Vokshi emblemë e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me një akademi përkujtimore të shtunën është përkujtuar poeti, krijuesi e profesori i nderuar Haxhi Vokshi. Sabit Rustemi, Ibrahim Kadriu, Nexhat Rexha e Tahir Arifi thanë se Haxhi Vokshi është emblemë e Gjilanit dhe i si i tillë do të përkujtohet e nderohet gjithmonë nga krijuesit e Anamoravës.

Nën organizimin e Ars Club “Beqir Musliu” dhe degës së LDK-së të shtunën me një akademi përkujtimore është kujtuar jeta dhe vepra e poetit, krijuesit e pedagogut Haxhi Vokshi, rajonipress.

Sabit Rrustemi ne emër të Ars Clubit “Beqir Musliu” tha se Haxhi Vokshi dha shumë për letërsinë shqiptare duke ofruar mbi 6 vëllime poetike. Ka edhe shumë dorëshkrime të cilat do të botohen pas vdekjes së tij.

Rrustemi tha se Haxhi Vokshi ishte njeri i sjellshëm, zyrtar biblioteke i nderuar, profesor i përkushtuar, ishte pjesë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe një kohë udhëhoqi sesionin shkencor edhe në Gjilan.

Nga puna e tij krijuese shumë e frytshme ka përfituar shumë Gjilani dhe Anamorava. Ai qëndroi si një malësor edhe në krijimtari tha Rrustemi.

ARKATANA

Krijuesi Ibrahim Kadriu tha se i kemi mbetur shumë borxh Haxhi Vokshit sepse nga ai kemi përfituar të gjithë. Ai i donte njerëzit dhe krenohej me sukseset e të tjerëve. Ishte profesor i edukuar, poet i madh e krijues i njohur. Thjeshtë Haxhi Vokshi ishte emblemë e Gjilanit edhe pse ishte nga Dukagjini, por Gjilanin dhe gjilanasit i deshi si pjesë të familjes së tij. Janë të pakët njerëzit si Haxhi Vokshi që kanë pasur kulturë dhe sjellje admiruese për secilin.

Kurse Nexhat Rexha krijues tha se Haxhi Vokshi ishte edukator e sjellshëm dhe krijues i madh. Me punën e tij krijuese ai ka lënë pas vetës një përvojë aktive.

Edhe Tahir Arifi tha se Haxhiu ka ikur vetëm fizikisht nga ne sepse kështu ikin poetët.

Poezi për të përkujtuar Haxhi Vokshin kanë lexuar Linditë Ramushi, Aziz Mustafa, Alket Spahiu ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.