Haxhi Krasniqi transferohet në SHBA
Boksieri kosovar nis ndryshe rrugëtimin që shpreson t’i sigurojë titullin e botës në tentimin e tretë. Boksieri Haxhi Krasniqi do të provojë diçka të re në nisje të rrugëtimit të tretë që shpreson ta dërgojë te titulli i botës në boksin profesionist.
Krasniqi 28-vjeçar ka humbur në dy luftërat që i kishte për titull të botës, ndërsa është i vendosur që të luftojë edhe për herë të tretë.
Krasniqi për luftën e parë pas humbjes nga Juergen Braehmeri do të përgatitet në SHBA. Për në SHBA do të udhëtojë më 5 korrik, ndërsa do të qëndrojë rreth dy muaj. Në ring do të ngjitet në fund të shtatorit apo fillim të tetorit.
Krasniqi, që garon në kategorinë gjysmë të rëndë aktualisht vlerësohet boksieri më i mirë profesionist shqiptar.
http://koha.net/?id=6&l=63113

