Fundamenti

Haxhi Krasniqi, me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit botëror

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Haxhi Krasniqi iu kthye ringut pas 10 muajsh duke e mposhtur polakun Bartomiej Grafka të shtunën e kaluar me vendim unanim të gjyqtarëve.

Boksieri junikas kishte humbur prillin e vitit të kaluar nga Arthur Abraham, ndërkohë që dy herë ishte sfidues i titullit të kampionit botëror.

Tash Krasniqi ka rrugë të vështirë përpara për ta realizuar ëndrrën, e cila është titulli i kampionit botëror.

Uji Dea

Dhe, promotori i boksit Ulf Steinforth beson se boksieri kosovar me nënshtetësi gjermane mund t’ia dalë mbanë në peshat super të mesme.

“Për Krasniqin ishte hera e parë që boksoi që nga humbja e prillit të vitit të kaluar nga Arthur Abraham. Tash ka nevojë për praktika të tjera me luftëra dhe duhet të ndihet përsëri mirë në ring. Ndër të tjera, fitorja e tij kundër një kundërshtari të vështirë dhe të pakëndshëm është mjaft e mirë”, shprehet Steinforth.

Krasniqi tash do të punojë për meçin e radhës, të cilin gjithsesi se do ta zhvillojë sivjet, për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit botëror. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.