Eko Higjiena

Haxhi Krasniqi kundërshtarit: Vazhdo ëndërro, do të të nokautoj

/ 1 minutë lexim

Haxhi Krasniqi është optimist se do ta fitojë duelin e 17 nëntorit në Dessau ndaj Stefan Hartelit për ta mbrojtur titullin e kampionit evropian, shkruan Zeri.info.

“Kundërshtari mund të vazhdojë të ëndërrojë. Unë do ta demonstroj forcën time dhe do të mbetem 100 për qind fitues. Mendoj se lufta do të përfundojë herët”, ka thënë boksieri junikas në konferencë për shtyp.

Fundamenti

31 vjeçari ndërkohë po e vazhdon ëndrrën e tij të kamotshme për t’u shpallur kampion i botës. /Zëri/