RCCOLA

Haxhi Arifi akuzohet për keqpërdorime

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mandatin e dytë në krye të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi e fitoi me shumë zhurmë kundrejt kundërkandidatit për këtë post Ali Shabanaj.

Që atëherë pozita e tij në krye të BSPK-së është kontestuar vazhdimisht.

KKGJILAN

Por, siç duket, ai ka vendosur që të vazhdojë të qëndrojë aty ku është, pavarësisht nëse i do ata të cilët thirret se i përfaqëson.

Madje sindikalistët që i kërkuan ta thërrasë Kongresin e përgjithshëm dhe të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet në afat prej 30 ditësh, të mërkurën i quajti të dehur (Tribuna).