FITORJA

Hawking merr çmimin 3 milionë dollarësh për astrofizikë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sipas Hawking, shumë zhvillime shkencore në fushën e fizikës nuk merren në konsideratë për çmimin Nobel për shkak se vërtetimi i teorive është shumë i vështirë.

Shkencëtari i njohur i fizikës astronomike Stephen Hawking ka fituar çmimin më të lartë shkencor në botë. Ai është lauruar të merkurën në Gjenevë me çmimin që peshon 3 milionë dollarë “Fundamental Physics Prize”.

Shkencëtari i hendikepuar britanik e ka marrë çmimin personalisht, i shoqëruar nga e bija. Ai me këtë rast ka deklaruar se ndjehet shumë i nderuar.

Çmimi i lartë i është dhënë Hawkingut, veç tjerash për zbulimin e rrezatimit të zgavrave të zeza në gjithësi dhe për kontributet e tij në aspektet kuantike të kozmosit të hershëm.

GRANDEMALL

Çmimin e kanë fituar po ashtu edhe shtatë shkencëtarë të angazhuar në qendrën e Gjenevës Cern për studimin e grimcave misterioze të krijimit të botës.

Sipas shkencëtarit Hawking, shumë zhvillime shkencore në fushën e fizikës nuk merren në konsideratë për çmimin Nobel për shkak se vërtetimi i teorive është shumë i vështirë. Për këtë arsye, çmimet e reja që ndahen për shkencën kanë rëndësi shumë të madhe.

Çmimin e lartë e ka krijuar investitori rus Juri Miner në korrik të vitit 2012.

Mbrëmjen gala të ndarjes së tij në Gjenevë e ka drejtuar aktori i njohur amerikan Morgan Freeman.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.