Mobi Casa

Havolli: Kemi kërkuar që paga bazë e infermierëve të bëhet 700 euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Anëtari i kryesisë së Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, tha se kjo kategori e punëtorëve shëndetësorë ka kërkuar që me ligjin e ri paga bazë e tyre të jetë 700 euro.

Havolli tha se me rritjen aktuale të pagave, që pritet të bëhet për këtë kategori, nuk ndalet migrimi i punëtorëve shëndetësorë.

Uji Dea

“Realisht, me koeficientin e vjetër e kemi kërkuar që të jetë 3.2, e cila e ka vlerën 249, tani e kemi 129 si vlerë. Por, në takim ne kemi kërkuar që nëse mjekëve specialistë u rriten pagat prej 100 për qind, e jona të rritet 70 për qind. Nëse p.sh. mjekëve specialistë u rritet rroga 1 mijë euro, neve të na bëhet 700 paga bazë”.

“Mund të ketë rritje, por është një rritje, e cila nuk e ndal migrimin. Definitivisht është demotivues dhe fundja është një shpresë e humbur. Sepse më kujtohet që në zgjedhjet e kaluara, duke qenë edhe pjesë e organizimit të sistemit të brendshëm shëndetësor, duke komunikuar përditë me ta, gjithmonë e kam parë si vullnet për ta votuar këtë qeveri nga punëtorët shëndetësorë dhe tani po del që është krejtësisht e kundërta dhe janë tejet të zhgënjyer”, ka deklaruar Havolli në KlanKosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.