Mobi Casa

Hatixhe Canaj pranojnë fajësinë – dënohet me 9 muaj burg efektiv

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar dhe shpallur fajtor zyrtaren e prokurimit në Kamenicë me 9 muaj burg efektiv dhe një gjobë prej 400 eurove. Afrim Shala kryetar i trupit gjykues duke shpallur aktgjykimin tha se ky vendim është marrë pasiqë prokuroria dhe avokatët mbrojtës së bashku me të akuzuarën kanë arritur marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

Gjykata Themelore në Gjilan të hënën ka shqiptuar aktgjykimin kundër të akuzuarës Hatixhe Canaj zyrtare e prokurimit në Kamenicë e akuzuar për veprën penale marrja e ryshfetit raporton rajonipress.

Kryetari i trupit gjykues Afrim Shala fillimisht ka dëgjuar palën akuzuese dhe avokatët mbrojtës.

Prokuroi Shaban Spahiu ka paraqitur para trupit gjykues marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë me të cilën është paraparë edhe një dënim prej 11 muajve burg efektiv.

Ngjashëm ka vepruar edhe pala mbrojtëse, ku avokati Ymer Huruglica tha se meqë e akuzuara ka pranuar veprën penale kemi arritur këtë marrëveshje e cila është bërë edhe me pëlqimin e Hatixhe Canajt.

Uji Dea

Vet e akuzuara tha se pranon propozimin e mbrojtjes . Ndërkaq pala e dëmtuar Enver Krasniqi tha se ndihet i befasuar nga ky propozim.”Tani po dëgjoj për këtë marrëveshje. Nuk po e kuptojë këtë pazar edhe pse unë nuk jam i interesuar për kompensim ndërkaq i bashkohem ndjekjes penale” tha Krasniqi.

Afrim Shala në cilësinë e kryetarit të trupit gjykues pasiqë ka dëgjuar të gjitha palët ka marr vendim dhe ka dënuar Hatixhe Canajn me 9 muaj burg efektiv dhe një gjobë prej 400 eurove. Në këtë dënim hynë edhe dënimi plotësues ku Hatixhe Canajt i ndalohet ushtrimi i funksionit të detyrës prej një viti pasiqë ta mbajë dënimin me burgim.

Gjithashtu trupi gjykues i ka ndërprerë masën paraburgimit Hatixhe Canajt.

Ndryshe Hatixhe Canaj është akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, Departamenti për krime të rënda për shkak se më 26 gusht 2013 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka pranuar nga i dëmtuari Enver Krasniqi nga Kamenica shumën e të hollave prej 1500 eurove, ndërkaq shumën prej 8500 eurove, e pandehura e kishte lënë mundësinë në takimin e datës 22 gushtë 2013, me të dëmtuarin që të paguan në rata, pas fitimit të tenderit nga i dëmtuari prej 100 mijë eurove për furnizim me lëndë djegëse përkatësisht dru për shkollat e komunës së Kamenicës, e që e pandehura i ka vënë si kusht shumën prej 10 mijë eurove thuhet në aktakuzë. /rajonipress/