Fundamenti

Hat-trik i Haxhimusës, Gjilani deklason Vllazninë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në javën e 25 të Superligës së Kosovës në futboll, në praninë e pak shikuesve në shkallët e stadiumit në Gjilan, skuadra e Gjilanit ka mposhtur me lehtë se që është pritur Vllazninë e Pozheranit me rezultat 4-0.

Në këtë ballafaqim figura kryesore e kësaj ndeshje ishte sulmuesi, Betim Haxhimusa, i cili tri herë e detyroi portierin e Vllaznisë, Arlind Gashin të nxjerr topin nga rrjeta e tij.

Futbollistët e Gjilanit sot kanë zhvilluar njërën ndër ndeshjet më të mira gjatë këtyre 25 javëve, duke dëshmuar se “bardh e kuqët” e Gjilanit janë një skuadër mjaft e fort dhe din se çka kërkon gjatë 90 minutave të ndeshjes.

Serinë e gola e hapi mbrojtësi i majtë, Fisnik Papuqi i cili me një gjuajtje precize nga 18 metra gjen këndin e poshtëm të portierit Gashi.

Futbollistët e Vllaznisë që nga minuta e 30-të, u desht ta përfundojnë ndeshjen me 10 futbollist pasiqë arbitri nga Prishtina Besfort Kosumi për herë të dytë e ndëshkon me karton të verdhë Elbasan Thaqin i cili u deshtë t`i braktisë bashkëlojtarët e tij.

Në pjesën e dytë gjithçka u zhvillua në “regji” të Betim Haxhimusës pas kombinimeve të mira me Fuat Karabeg, Haxhimusa me gjuajtje precize ngrit epërsinë në 2-0.

Mobi Casa

Haxhimusa në minutën e 70 edhe njëherë del në skenë, kur nga afërsia detyron Gashin ta nxjerr topin nga rrjeta e tij.

Futbollistët e Vllaznisë kanë mundur të shënojnë në minutën e 72 nga pika e bardhë por gjuajtjen e kapitenit të Vllaznisë Armend Kastrati e mbron Donat Kaqiu.

Haxhimusa i disponuar për lojë sot në minutën e 80-të, edhe njëherë shënon për të plotësuar hat trikun e tij për rezultatin përfundimtar.

Në javën e 26 futbollistët e Gjilanit udhëtojnë në Podujevë për tu ballafaquar me Llapin ndërsa Vllaznia e Pozheranit në Gjilan pret Lirinë e Prizrenit.

Tri pikët e fituara sot ngritin Gjilanin nga pozita e 4 gjerë te e 7 me 39 pikë ndan pozitat me Feronikelin, Llapin e Trepçën’89./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.