Eko Higjiena

Hasin e kënaq fitorja, jo loja

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Besnik Hasi me Anderlechtin e tij shënoi fitoren e radhës në Jupiter League të Belgjikës. Skuadra e tij fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Ostendes. Por, kjo fitore, nuk e kënaqi shumë trajnerin kosovar.

“Ne vuajtëm sonte. Duhet të kujtojmë se vitin e kaluar ne humbëm këtë ndeshje, kurse sonte fituam, por ende po bëjmë gabime gjatë lojës. Sidoqoftë, jam i kënaqur me fitoren. Luajtëm më mirë se ndaj Mouscronit”, tha Hasi pas ndeshjes.

Mobi Casa

“Shpresoj që javën e ardhshme do të luajmë më mirë kundër Charleroit”, shtoi ai. Hasi edhe pse e ka nisur me dy fitore në po aq ndeshje sezonin, po kërkon edhe më tutje përforcime.