Mobi Casa

Hasi tregon a do të bëhet trajner i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Trajneri i njohur kosovar, Besnik Hasi ka dhënë një intervistë për ‘Arena Sportive’ në RTK.

Hasi, ka treguar pse zgjodhi Arabinë dhe jo ndonjë kampionat tjetër më të fortë në Evropë, kurse ka folur edhe për mundësit që të bëhet trajneri i Kosovës.

”Kur unë mora ofertën nga Katari isha i papunë. Në Turqi u takuam me presidentin dhe ai ma shpjegoj objektivin e skuadrës, pastaj i pash edhe disa ndeshje dhe bashkë me stafin tim dhe familjen e diskutuam nëse duhet pranuar apo jo dhe në fund u dakroduam”.

“Gjithsesi, oferta financiare ishte e mirë. Kam ardhur këtu pa ditur shumë si funksion klubi e liga, por tash kur jemi 8 ndeshja pa përfunduar kampionati, synimi ynë është ta mbyllim sa më lartë”, ka thënë Hasi duke folur më pas edhe për ofertën e mundshme nga Fenerbahçen”.

UBT

“Tërë verën kur je në pushime ke kontakte me lloj-lloj menaxheresh. Nëse je në kontratë nuk ke drejtë të flasësh më klube. Është e vërtetë që një menaxher me ka marr në telefon dhe është interesuar për situatën në klubin timë, stafin dhe anën financiare. Por që unë kam pasur kontakt drejt për drejt me Fenerbahçen nuk është e vërtetë”.

“Emri im është përfolur me shumë klube, me disa kam pasur kontakt direkt me disa vetëm me menaxher, por unë sot jam në Al-Raed FC dhe e kam pranuar ofertën se ka qenë konkrete”, ka thënë Hasi duke treguar se problemi më i madh në këtë vend është se nuk e ka afër familjen”.

“Problemi më i madh është familja. Këtu nuk e kam familjen i kemi në Belgjikë, dhe këtu jemi vetëm si unë si stafi im”.

“Krejt në fund dua shumë të ndihmojë vendin tim dhe më përvojën që tash kam krijuar shpresoj t’i ndihmojë vendit tim. Unë gjithmonë jam i hapur”, ka përfunduar Besnik Hasi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.