Uji Dea

Hasi: Një ditë do të drejtoj Shqipërinë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Trajneri i suksesshëm i Anderlechtit, Besnik Hasi, kujton për refuzimin dhe dëshirën për të qenë në vend të De Biasit.

E refuzoi para se të ulej Gianni de Biasi, por tani premton se do të jetë trajneri i Shqipërisë një ditë. Në mediat belge shqiptari rrëfen se dëshirat në karrierën e tij janë të shumta por njërën sigurisht do ta realizojë. “Fjalë në merkato ka sa të duash. Gjithsesi dëshira ime është që në karrierë të drejtoj Shqipërinë. Nuk është se nuk e kisha këtë mundësi. Thjesht e refuzova sepse drejtuesit e Anderlehtit nuk më lejuan të largohesha kur isha zëvendëstrajner. Gjithsesi ka ende shumë kohë dhe shpresoj që aventurën një ditë ta bëj realitet edhe tek Shqipëria”, është shprehur Besnik Hasi për mediat belge.

Ish-mesfushori kosovar Besnik Hasi ka treguar arsyet pse e refuzoi ofertën për të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë në futboll. Hasi në fund të 2011 ishte shumë afër të emërohej përzgjedhës i Shqipërisë, mirëpo presidenti i klubit më të madh belg, Anderlecht, Roger Vanden Stock, e bindi atë që të mbetet në këtë skuadër. Hasi 43-vjeçar është duke kryer detyrën e trajnerit të parë te Anderlehti. Ai së fundi ka firmosur kontratë të re trevjeçare me Anderlehtin. “Në Shqipëri pata të gatshme kontratën katërvjeçare për të marrë drejtimin e përfaqësueses. Financiarisht oferta ishte mjaft e mirë, dhe për të kam biseduar me ish-trajnerin Ariel Jacobs dhe ndihmësin Herman Van Holsbeeckun. Më pas më kontaktoi presidenti Roger Vanden Stock dhe më tha qartë se nuk do të shkojë në Shqipëri”, ka thënë Hasi, për “Nieuwsblad.be”.

ARKATANA

Mediat në Angli e çojnë tek Arsenali

Gjithashtu Besnik Hasi mund të nis një tjetër sfidë evropiane. Strategu gjakovar mund të jetë pasardhës i Arsene Vengerit tek Arsenali. Mediat britanike raportojnë se klubi nga ‘Emirates’ pritet ta shkarkojë Vengerin për shkak se te rezultateve të dobëta të ‘topçinjve’ në këtë sezon të garave. Sipas mediave në ishull, Hasi është një nga opsionet e mundshme për të marrë ‘timonin’ e Arsenalit. Tekniku shqiptar vitin e kaluar mori drejtimin e Anderlehtit, skuadër më të cilën u shpall kampion në Belgjikë. Hasi me Anderlehtin edhe në këtë edicion të garave po tregon sezon të mirë, dhe pikërisht puna e mirë që po bën gjakovari në krye të gjigantit belg, ka bërë që drejtuesit e Arsenalit ta mendojnë ish futbollistin e kombëtares shqiptare zëvendëses të Vengerit. Ai mund të bëhet edhe përzgjedhës i Kombëtares së Belgjikës. Kështu të paktën bëjnë me dije mediat në Belgjikë, pas largimit të Mark Vilmotsit. Uebfaqja ‘dhnet.be’, bënë me dije se trajneri i tanishëm i Anderlehtit i plotëson të gjitha kushtet për të marrë drejtimin e belgëve. “Besnik Hasi që prej marrjes së drejtimit të Anderlechtit, ka heshtur të gjithë kritikët. Shqiptari ka ndryshuar mentalitetin e skuadrës dhe ka e rikthyer atë drejt sukseseve, duke lënë nën hije paraardhësit e tij, Jacobs dhe Jogn va nden Brom. Klubet evropiane mund të mendojnë për të. Ai mund të bëhet njëri nga pasuesit e mundshëm të Mark Vilmotsit”, shkruan “dhnet.be”./Arena/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.