Eko Higjiena

Hasi, i beson Belgjikës, mesazh Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Erdhi aty ku nisi gjithçka. Pushimi disaditor e shfrytëzoi për ta marrë një çmim nga klubi ku u rrit. Një çmim që e quajti më të ëmblin e karrierës. Trajneri kampion i Belgjikës me Anderlechtin, Besnik Hasi, po pushon në Gjakovë pas një suksesi mbresëlënës në edicionin që sapo përfundoi. Pasi që mori çmimin “Nderi i Klubit” nga Vëllaznimi, ai dha një intervistë për gazetën Arena, ku foli për Kosovën, Shqipërinë, Adnan Januzajn, Belgjikën dhe shumëçka tjetër.

“Edhe mirë edhe keq”. Besnik Hasi e komenton me këtë logjikë pranimin e FIFA-s. Atë e quan gjysmak dhe i dërgon një sinjal të qartë Federatës së Futbollit të Kosovës. “Personalisht jam gëzuar kur FIFA ia lejoi Kosovës miqësoret. U gëzova për këta çuna që tani mund të luajnë kundër kundërshtarëve të mëdhenj internacional”, tha fillimisht Hasi për gazetën Arena, duke folur tutje për anën e zezë të këtij vendimi.

Mobi Casa

“Në të njëjtën kohë, nuk jam i kënaqur aspak. S’jam i kënaqur hiç sepse të luash pa flamur dhe të luash pa himn, për mua është pranim gjysmak”, shtoi trajneri gjakovar. Sipas tij, FFK-ja duhet ta shtojë presionin në instancat e larta të FIFA-s. “Federata e Futbollit të Kosovës duhet t’i bëjë presion më shumë FIFA-s dhe organeve kompetente që sa më shpejtë ta pranojnë Kosovën që të paktën të luaj në eliminatoret e Kampionatit Evropian 2016”, theksoi tutje Hasi…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.