Hashimi përgatitet…

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka gjetur kohë që duke u kthyer nga Parisi, saktësisht në aeroplan ta shkruajë ose ta rishikojë një fjalim që do ta mbajë nesër në Universitetin e Tiranës.
Sot, qendra e vëmendjes botërore ka qenë në Paris, ku edhe është mbajtur Marshi i Paqes, në nder të viktimave të gazetës Charlie Hebdo dhe kundër terrorizmit.
Në mesin e shumë mysafirëve nga bota, në Paris ishin edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe diplomati kosovar, Hashim Thaçi.
Ky i fundit, si duket nuk ka gjetur kohë në asnjë moment të pushojë, pasi ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shkruan veç tjerash se po kthehet nga Parisi duke përgatitur një fjalim që do ta mbajë nesër në Tiranë.
“Në udhëtim prej Parisit drejt Tiranës duke përgatitur fjalimin e ceremonisë së nesërme në Universitetin e Tiranës. Ndihem shumë mirë që vizitën time të parë bilaterale në këtë mandat të ri qeverisës do ta bëj në Republikën e Shqipërisë. Mes çështjeve të ndryshme të rëndësishme që do të diskutoj gjatë takimeve nesër, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përgatitjes së mbledhjes së dytë mes dy qeverive tona. HTH”, shkruan ai në Facebook.
Thaçi përmend se do t’i kushtohet vëmendje e veçantë përgatitjes së mbledhjes së dy qeverive tona. Ai e përmend këtë, pikërisht në një vjetorin e mbledhjes së parë mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.
“Mes çështjeve të ndryshme të rëndësishme që do të diskutoj gjatë takimeve nesër, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përgatitjes së mbledhjes së dytë mes dy qeverive tona. HTH”, shkruan ai.