RCCOLA

Hashimi nuk mërzitet për Jakupin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë në Viti se për logon e fletëvotimeve do të vendosë KQZ-ja.

Ai tha se me vendimin e KQZ-së duhet të pajtohen edhe serbët e veriut, ngaqë, sipas tij, ata duhet të integrohen në shoqërinë kosovare dhe duhet të jenë pjesë e zgjedhjeve në vendin ku edhe jetojnë, transmeton KTV.

Thaçi, i cili njëherësh është edhe kryetar i PDK-së, tha se nuk mërzitet shumë për zhvillimet e fundit në Malishevë dhe në Drenas, ngase beson se edhe pa Jakup Krasniqin do të fitojë PDK-ja. Thaçi i ka bërë këto komente gjatë përurimit të një rruge të fshatit Drobesh në Viti.

Thaçi, i cili njëherësh është edhe kryetar i PDK-së, tha se nuk mërzitet shumë për zhvillimet e fundit në Malishevë dhe në Drenas, ngase beson se edhe pa Jakup Krasniqin do të fitojë PDK-ja. Thaçi i ka bërë këto komente gjatë përurimit të një rruge të fshatit Drobesh në Viti.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur qëndrimin se çështja e llogos së fletëvotimeve do t’i mbetet Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, për të cilën Thaçi ka thënë se pret nga KQZ-ja të veprojë në bazë të kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës. Ndërsa duke folur për zhvillimet nëpër disa nga degët e PDK-së, ka thënë se, edhe në këto zgjedhje, PDK-ja do të dal fituese e tyre.

Thaçi ka thënë se Kosova angazhohet për zgjedhje të lira dhe të pranueshme për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Eco Higjiena

”Do të jetë një zgjidhje kushtetuese, e pranueshme për të gjitha komunitetet. Ne duhet të fokusohemi fillimisht në organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike. Duhet të vazhdojmë pastaj për të krijuar kushte për pjesëmarrje sa më të gjerë dhe sa më masive edhe të spektrit politik serb, por edhe të gjithë spektrit politik në veçanti të implementohet marrëveshja e 19 prillit”, është shprehur Thaçi, transmeton Kosovapress.

Sa i përket mosvizitës së tij në Mitrovicë, përkundër paralajmërimeve, ai ka përmendur prezencën e Policisë së Kosovës dhe të doganierëve atje, por që nuk ka specifikuar ndonjë ditë se kur mund të vizitojë veriun e Kosovës.

”Me rëndësi është ta ndryshojmë gjendjen atje për të mirë, për të krijuar dhe rrethana demokratike, për të vazhduar me investime. Nuk është e domosdoshme. Me rëndësi janë policia e Kosovës, doganierët e Kosovës, të gjitha ekipet ndihmëse. Me rëndësi që po implementohet marrëveshja. IBM është funksional, kështu që do jetë aktive edhe prezenca jonë. Unë kam qenë disa herë dhe do të jem përsëri”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Për nëndegët në Komunën e Malishevës, ai ka shprehur bindjen se Partia Demokratike e Kosovës do të fitojë më shumicën e komunave në raundin e parë, edhe pa kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi.

Bindjen për fitore Hashim Thaçi e ka shprehur edhe në Komunën e Vitisë dhe të Gjilanit, ndërsa për kandidaturën nga PDK për komunën e Gjilanit, ka thënë se do të emri do të bëhet me kohë duke u respektuar vullneti i qytetarëve të Gjilanit.