UBT

Hashim Thaçi: Viti 2016 do të jetë vit i liberalizimit të vizave

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi uroi të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e festave të fundvitit, tha se ndjehet krenar që Partia Demokratike, tash e një dekadë vazhdon të mbetet partia më e fuqishme, me vizion për shtetndërtim, zhvillim ekonomik dhe angazhim euro-atlantik. Thaçi po ashtu tregoi se viti 2016 do të jetë vit i liberalizimit të vizave, të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Viti 2015 ishte vit i progresit substancial dhe ky progres lidhet me rrolin udhëheqës të PDK-së. PDK do të vazhdojë që edhe në vitin 2016 të jetë parti e reformave dhe së ardhmes”, deklaroi Thaçi, raporton Express.

Më tej, Thaçi theksoi se progresi i vendit lidhet drejtpërdrejt me kontributin e deputetëve në Kuvend, në Qeveri, drejtuesve të PDK-së në krye të komunave dhe asambleve komunale në tërë vendin.

Eco Higjiena

Ai theksoi se viti 2016 do të jetë vit i liberalizimit të vizave, të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, zhvillimit ekonomik dhe ngritjes së mirëqenies sociale, pra një vit evropian për Kosovën.

“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë parti e fitoreve të reja duke ju falënderuar angazhimit Tuaj, strukturat e partisë dhe qytetarëve që i besojnë vizionit tonë”, theksoi Thaçi.