FITORJA

Hashim Thaçi tregon se sa e kishte të vështirë të heq dorë nga kryeministria!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi tha se viti 2014 ishte shumë sfidues, sidomos pas krijimit të blloku LVAN. Thaçi në emisionin “Zona B” të KlanKosovës e ka konsideruar ngërçin politik si të panevojshëm.

Sipas tij, ky ngërç ka sjellë pasoja për ekonominë, diplomacinë, zhvillimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e pagave, si dhe ka krijuar pasoja stagnuese të përgjithshme.

“Ata kanë pasur pretendime të fitojnë edhe më tepër, por rezultati zgjedhor tregoi se ku janë me nivel të besimit, kanë qenë njëfarë lloj traume, lirisht mund të them, dhe kanë ngjallur reagime të pamenduara mirë”, tha Thaçi.

Për koalicionin me LDK-në, ai tha se ata kanë qenë edhe nga viti ’99 deri 2000 bashkë, pastaj edhe nga 2001 deri më 2004, si dhe deri në vitin 2007, kurse për sa i përket dhënies së postit të kryeministrit partisë së koalicionit, LDK-së, ai tha se nuk e përjetoi rëndë lëshimin e kësaj pozite.

Uji Dea

“Shumë më vështirë ka qenë me vazhdu me mbet vendi i bllokuar sesa me e sakrifiku pozicionin tim personal”.

Ministri i Jashtëm foli edhe për situatën e fundit të largimit të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit, duke thënë se e di krizën sociale.

Bile, Thaçi tha se veprimet e tilla më së shumti i dëmtojnë ata që e lëshojnë vendin.

“Ngjall debat interesant në Bruksel, debat që është zhvilluar qe 10-15 vjet edhe me vendet e tjera. Liberalizimi i vizave për këtë arsye mund të vonojë për disa muaj, deri sa të sanohen këto pasoja, por nuk mund ta stopojë në asnjë rrethanë”, tha Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.