Fundamenti

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

/ 1 minutë lexim

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka ditëlindjen.

As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për shkak se nga nëntori i vitit 2020 ai ndodhet në paraburgim si i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Uji Dea

Ish-presidenti sot mbush 55 vjet.

Kujtojmë se Thaçi ka qenë në krye të Partisë Demokratike të Kosovës si dhe kryeministri i parë i Kosovës së pavarur.