ARKATANA

Hashim Thaçi, President i Katërt i Republikës së Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Hashim Thaçi është zgjedhur në raundin e tretë President i Republikës së Kosovës me 70 vota për derisa kundër Rafet Rama s’e ka rasnjë votë.Në dy raundet e para, Thaçi s’kishte arritur t’i merrte 80 vota sa kërkoheshin për t’u zgjedhur Shef i Shtetit.

Zgjedhja e Thaçit në krye të Shtetit është bërë në mungesë të partive opozitare të cilat janë larguar nga aty pasi kanë hedhur gaz lotsjellës. Në zyrën kryesore të shetit, Thaçi do të hyjë më 7 prill, kur edhe i skadon mandati Presidentes në largim, Atifete Jahjaga.

Thaçi është Presidenti i Katërt i Republikës së Kosovës, prej se Kosova është shpallur e pavarur, kurse i pesti në historinë e Kosovës. Para tij, pozitën e Presidentit e kanë mbajtur, Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe në fund Atifete Jahjaga.

Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi për herë të parë kishte fituar në zgjedhje e fundvitit 2007, kur e kishte nxjerrë partinë e tij fituese përballë LDK’së dhe partive tjera. Në atë kohë ishte bërë Kryeministër dhe kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008. Edhe në zgjedhjet e vitit 2010, Thaçi përsëri ishte zgjedhur Kryeministër derisa në atë kohë kishte thënë se një mandat është pak për Shef të Qeverisë e tre janë shumë.

Mobi Casa

Në mandatin e tretë në Qeveri, Thaçi kishte vendosur të bëhet Zëvendëskryeministër si kusht për t’u bërë President më vonë, bazuar në marrëveshjen me LDK’në.

Në koalicionin me PDK – LDK për herë të parë dikush nga Partia e themeluar nga Rugova kishte marrë udhëheqjen e Qeverisë.

Thaçi do të jetë President deri në prill të vitit 2021.

Shumëkush ka parashikuar se pas marrjes së pozitës së kreut të Shtetit, Thaçi do t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.