ARKATANA

Hashim Thaçi po kërkon luftë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gazeta Blic nga Beorgadi ka publikuar një shkrim, në të cilin ka intervistuar politikanë dhe ekspertë të çështjeve politik e të sigurisë në Serbi, në lidhje me deklaratën e Hashim Thaçit se Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid. Si përfundim, e përditshmja del me titullin e ashpër “Hašim Tači hoće rat”. këtij shkrimi ia ka ngjitur një fotografi të ish-shefit politik të UÇK-së, nga koha e luftës.

Politikanë dhe ekspertë të marrëdhënieve dhe të drejtës ndërkombëtare në Beograd, kanë thënë që ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po kërkon luftë, pas deklaratës se Kosova do të ngrisë padi ndaj Serbisë.

Për më tepër, deklarata e ministrit të jashtëm nga Prishtina, është komentuar nga ta edhe si demonstrim i qasjes dhe raportit të tij armiqësor ndaj Serbisë.

“Kosova nuk mund ta padisë Serbinë, në radhë të parë për shkak se nuk ka për çfarë ta padisë, por edhe për shkak se Kosova nuk është shtet”, ka thënë shefi i zyrës për Kosovë e Metohi në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, njofton “Blic”, transmeton Klan Kosova.

Mobi Casa

Sipas tij, Thaçi, me temën e gjenocidit, po i kontribuon mosnormalizimit të raporteve, gjë që, siç shtoi ai, dëshmon se Prishtina nuk është e interesuar për dialog, por se këtë e bën pasi është e detyruar nga ndërkombëtarët.

Drejtori i Qendrës për Alternativa Strategjije, Dushan Prorokoviq vlerëson se për këtë deklaratë, Thaçi do të paguajë një çmim të madh, në afat më të gjatë, pasi e pamundëson marrëveshjen Prishtinë-Beograd për normalizimin e raporteve, e cila do ta hapte rrugën e Kosovës për anëtarësim në OKB.

Si përfundim, Blic nxjerr titullin “Hašim Tači hoće rat”, që në shqip do të thotë “Thaçi po kërkon luftë”, pasi me deklaratat e tij po dëshiron të pengojë dialogun dhe normalizimin e raporteve me Serbinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.