Fundamenti

Hashim Thaçi po e sheh fundin e “shekullit të tij”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Për herë të parë gjatë katër viteve të kaluara, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e kanë përgënjeshtruar njëri-tjetrin për një takim të përbashkët. Derisa zyra e Jahjagës kishte thënë se ka mbledhur në takim Hashim Thaçin, për të diskutuar lidhur me Gjykatën Speciale, ishte Thaçi që e ka përgënjeshtruar presidenten, duke thënë takimi nuk ka pasur fare të bëjë me Gjykatën Speciale, por vetëm për përfaqësimin e Kosovës në Asamblenë e OKB-së.

Ndërkaq, analisti politik Halil Matoshi ka thënë se Hashim Thaçi po e sheh fundin e “shekullit të tij” në politikën kosovare prandaj ka nisur ta shfaqë arrogancën e tij që

shquan, duke kërcënuar një grua, paçka se ajo grua rastësisht është presidente e vendit.

“Edhe me bekimin e Hashim Thaçit! Pra, Zonja Jahjaga ishte OK derisa ia mbante ison Thaçit dhe PDK-së, e tash kur po përpëlitet, që të bjerë vetë në sy, për të mbetur ende në skenën politike edhe pas mandatit edhe ashtu kontrovers, i ka shpallur luftë Thaçit”, ka thënë Matoshi. Ai ka thënë se shkuarja e Thaçit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-ve është punë e tij si ministër i Jashtëm, nëse deri atëherë qëndron koalicioni qeverisës.

Uji Dea

Nga ana tjetër, analisti Imer Mushkolaj thotë se raportet ndërmjet Hashim Thaçit dhe Atifete Jahjagës kanë pësuar çarje, sidomos tash para themelimit të Gjykatës Speciale.

Sipas tij, vetë reagimi i Thaçit lë të kuptohet se me presidenten ka pasur mospajtime të mëdha se kush duhet të marrë kredi për themelimin e Gjykatës Speciale dhe, po ashtu, se kush duhet ta përfaqësojë vendin në New York.

“Thaçi njihet si përfitues kredish politike për ngjarjet e mëdha, siç ishte rasti i leximit të deklaratës në Kuvend me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Duke njohur nevojën e Thaçit për primat, besoj se fërkimet me presidenten do të vazhdojnë, mbase edhe do të shtohen duke pasur parasysh pretendimet e tij për t’ia zënë vendin Jahjagës”, është shprehur ai./zeri/