Hashim Thaçi nuk tregon se kush do të jetë kryeministër i koalicionit PDK-LDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se kryesia e PDK-së i dha mbështetje të plotë marrëveshjes me LDK-në për të ndërtuar institucionet e vendit. Ai nuk ka dashur të specifikoj se kush do ta ketë postin e kryeministrit, duke thënë se grupet punuese do të punojnë për këtë.
Ai tha se janë vonuar por është një marrëveshje e drejt dhe se PDK ishte gjithmonë që të kishte një koalicion me partitë e spektrit të djathtë.
Thaçi tha institucionet do ta bazohen në standarde perëndimore dhe reformat duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe integrimin në mekanizmat euro-atlantik.
“Besojmë që është zgjidhja më e mirë e mundshme dhe më e favorshme për qytetarët e Kosovës. Ne kemi formuar grupet punuese dhe do të diskutojnë në orët e ardhshme sa i përket ndarjes së pozitave në qeveri”, ka thënë ai./zeri/