Hashim Thaçi: Ndërtimi i institucioneve vetëm sipas Kushtetutës

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ka thënë nga Deçani se krijimi i institucioneve të reja duhet të bëhet mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Gjatë një ceremonie për nisjen e ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë, Thaçi ka thënë se nuk duhet të prishet hijeshia e këtij projekti me pyetje që kanë të bëjnë më ndërtimin e institucioneve të reja.

“Ne duhet ta respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. I gjithë spektri politik duhet të reflektojë në interes të vendit. Ne kemi dhënë një shembull të mirë të organizimit fer dhe demokratike si spektër politik. Kështu që unë jam i bindur se përsëri do t’i japim përgjegjësinë më të mirë të mundshmë vendit dhe qytetarëve, për të ndërtuar institucione stabile dhe efikase. Unë zotohem se do të punojmë edhe më shumë në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe të vazhdojmë me Misionin e Ri. Edhe kjo rrugë është pjesë e Misionit të Ri. – edhe tha mos ja prishni hijeshine rrugës me këto pyetje…”, ka thënë Thaçi, raporton Gazeta Express.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS