RCCOLA

Hashim Thaçi me një agjendë të qartë për popullin e Kosovës

/ 2 minuta lexim

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e reja të Republikës së Kosovës duhet të kenë legjitimitet të fuqishëm qytetarë dhe përfshirje gjithë – etnike.

Thaçi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se PDK ka një agjende të qartë për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë:

Mobi Casa

Të dashur miq,

E ritheksoj edhe një herë se institucionet e reja të Republikës së Kosovës duhet të kenë legjitimitet të fuqishëm qytetar dhe përfshirje gjithë-etnike. Për më tepër, duhet të kemi një agjendë të qartë për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, vazhdimin e dialogut dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel, funksionim efektiv të rendit dhe ligjit duke u përqendruar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, betejën e pakompromis kundër çfarëdo lloj ekstremizmi, si dhe vazhdimin e reformave rrënjësore për përmbushjen e kritereve për integrim në NATO dhe BE.

Është me rëndësi të potencojmë se Partia Demokratike e Kosovës, si parti e qendrës se djathtë, për realizimin e këtyre synimeve thelbësore në interes të vendit dhe qytetarëve, do të punojë me përkushtim me partitë politike të cilat janë të mishëruara me këto vlera dhe synime programatike. HTH