Hashim Thaçi me çdo kusht do qeveri teknike!
Kryeministri në largim, Hashim Thaçi e di që më nuk do të mund të jetë kryeministër i Kosovës. Humbja e të gjithë aleatëve shqiptarë, ia ka humbur kryetarit të PDK-së të gjitha gjasat që të bëhet shef i ekzekutivit për të tretën herë radhazi.
Ai këtë gjë e ka shumë të qartë, prandaj është duke u munduar që në çdo formë që qeverinë të mos ia lejoj ta formoj as koalicioni LDK- AAK- Nisma.
Kështu i ka thënë Gazetës Blic një burim brenda Partisë Demokratike të Kosovës. Sipas këtij burimi, Thaçi e di që i ka humbur gjasat që të bëhet kryeministër për të tretën herë radhazi, mirëpo është duke u munduar që as të nominuarin e koalicionit LDK- AAK- Nisma, Ramush Haradinaj të mos e lejoj ta marrë drejtimin e qeverisë.
Sipas këtij burimi, kryeministri në largim, Hashim Thaçi është duke pretenduar krijimin e një qeveri teknike, ku udhëheqës i saj të jetë dikush jashtë partive politike, pra që të mos jetë as ai e as Ramush Haradinaj.
“Hashim Thaçi dhe PDK me çdo kush do të luftojnë për krijimin e një qeverie teknike”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.


