RCCOLA

Hashim Thaçi me 41 zëvendësministra

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qeveria e kryeministrit, Hashim Thaçi, edhe më tutje vazhdon ta mbajë rekordin për numrin më të madh të zëvendësministrave, krahasuar me vende të rajonit, por edhe më gjerë.

Aktualisht Qeveria Thaçi udhëhiqet nga 19 ministra, si dhe nga 41 zëvendësministra, të cilët buxhetit të Kosovës vetëm për paga i kushtojnë rreth gjysmë milioni në vit, shkruan gazeta Zëri.

Por, një shumë si kjo, këta shpenzojnë edhe për mallra dhe shërbime, si dhe për udhëtime zyrtare jashtë shtetit.

Mobi Casa

Mirëpo, në bazë të rregulloreve secili zëvendësministër e ka në dispozicion një shofer të tij personal, një asistente dhe një këshilltar politik, me ç’rast të gjithë këta janë barrë e buxhetit të shtetit.

Sipas të dhënave të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit shihet se paga mesatare e një zëvendësministri në Kosovë sillet 1000 deri në 1250 euro.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në pjesën dërmuese të ministrive, nuk ka punë sa duhet as për dy zëvendësministra, e për tre nuk bëhet fjalë. Në disa raste emërimi i zëvendësministrave ka ndodhur për shkak të marrëveshjes së koalicionit. Por, edhe në disa raste për të pozicionuar militantë të partive në pushtet. /Zëri/