Hashim Thaçi i revoltuar lëshon takimin, me LDK-AAK-Nisma
Nuk do të lejoj që një grumbull muskujsh politik ta përmbysin vullnetin e qytetarëve dhe rendin kushtetues. Ne si koalicion fitues na takon kryeparlamentari dhe formimi i qeverisë dhe do ta realizojmë këtë vullnet të qytetarëve, ka thënë ai.
Partitë e koalicionit LDK AAK NISMA dhe lideri i PDK’së Hashim Thaçi kanë filluar mbledhjen e cila kryesohet nga Kryeparlamentari i vjetër Jakup Krasniqi.
Aty pritet të përcaktohet agjenda e seancës konstituive të legjislaturës së re. Mirëpo duket se rendi i ditës dhe mënyra e funksionimit nuk e ka lënë të kënaqur, kryeministrin Hashim Thaçi.
Ai ka lënë takimin para kohe ndërsa për gazetarët ka thënë se nuk do të lejojnë që disa muskuj politik ta përmbysin vullnetin e qytetarëve.
“Nuk do të lejoj që një grumbull muskujsh politik ta përmbysin vullnetin e qytetarëve dhe rendin kushtetues. Ne si koalicion fitues na takon kryeparlamentari dhe formimi i qeverisë dhe do ta realizojmë këtë vullnet të qytetarëve. “, ka thënë ai.
Ndërkohë partitë tjera janë ende në takim ku po diskutojnë për agjendën e seancës konstituive që do të mbahet me 17 korrik./zeri/

