Hidromorava

Hashani: Përgjysmë më pak aksidente me fatalitet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha se duke u bazuar në punën gjashtë mujore janar qershor 2013 dhe duke bërë krahasimin me vitin paraprak mund të konkludohet se situata është e qetë derisa janë zbuluar shumë raste të veprave penale duke treguar një efikasitet të lartë policia në të gjitha rastet.

Nga ana e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan është bërë vlerësimi i situatës së sigurisë gjatë gjashtë mujorit Janar-Qershor 2013.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha se në bazë të vlerësimit dhe gjendjes së përgjithshme të sigurisë është ardhur në përfundim se situata e sigurisë në rajonin tonë duke marr parasysh të gjithë parametrat është e qetë, vlen të theksohet se gjatë këtij gjashtë mujori në vazhdimësi janë realizuar Plane Operative në nivel Rajonal dhe atë të stacioneve policore për parandalimin dhe luftimin e krimit dhe krijimit të një ambienti të sigurt për të gjitha komunitetet në Rajonin tonë.

Hashani tha se në bazë të të dhënave dhe raporteve policore vijmë deri te një vlerësim gjithëpërfshirës se të gjitha njësitë vartëse që kryejnë punë operative kanë pasur një periudhë të ngjeshur me punë dhe aktivitete Policore si në planet Operative, ashtu edhe vepruese konkrete në terren.

Eco Higjiena

Hashani tha se sa i përket rasteve të Veprave të rënda Penale “Grabitjes” është arritur që të zbulohen pothuajse të gjitha.

Edhe tek veprat tjera penale si “Vjedhjet e rënda” dhe “ VP “ kundër sigurisë së përgjithshme” ka një rënie të ndjeshme.

Megjithatë sipas statistikave shihet se shënojnë rritje veprat penale kundër pasurisë. Derisa në vitin 2012 ka pasur 865 raste në vitin 2013 janë shënuar 927 raste ose 7.16 % më shumë. Edhe tek veprat penale të vjedhjeve ka rritje. Nga 319 raste sa ka pasur në vitin 2012 në vitin 2013 kemi 352 raste ose 10.34 %. Është interesantë se rënie kanë shënuar vjedhjet e rënda nga 366 raste sa ka pasur në vitin 2012. Policia ndërkaq ka qenë tepër efikase në gjobitjen e vozitësve në trafik. Nga 13393 tiketa të regjistruar në vitin 2012, në vitin 2013 janë shkruar 16318 ./rajonipress/

Mund të ju interesoj: