UBT

Hashani: Kujdes ku i parkoni veturat, mos i ekspozoni çantat sepse joshen keqbërësit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në një apel të Policisë së Gjilanit të lëshuar nga Ismet Hashani zëdhënës i policisë, u tërhiqet vëmendja të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes me parkimin e veturave. Me qëllim që të krijoj ambient të sigurt për të gjithë, apelojmë dhe i thërrasim qytetarët që të jenë të kujdesshëm, mos të lënë të ekspozuara mjetet që i joshin personat keqbërës dhe mundësisht makinat e tyre t`i parkojnë në vende të dukshme dhe të sigurta ka thënë Hashani.

Apeli i plotë i Policisë së Gjilanit

Fundi i vitit përcillet edhe me festa të shumta, ku nëpër vende publike, sheshe, restorante dhe qendra tregtare vërehet numër i madh vizitorësh dhe makina të parkuara.
Jo rrallë ka ndodhur që vozitësit apo edhe pasagjerët tjerë lënë në makinat e tyre të parkuara, çanta apo edhe gjësende tjera me vlerë të cilat lehtë ekspozohen dhe shihen nga dritaret e makinës.

Uji Dea

Ka ndodhur që pikërisht këto makina të jenë cak i personave keqbërës të cilët i kanë thyer xhamat makinave me qëllim të vjedhjes së çantave apo gjësendeve tjera me vlerë që i shohin brenda makinës.

Policia e Kosovës i ka shtuar masat e sigurisë me patrullat sektoriale veçanërisht nëpër qendrat e mëdha tregtare, por edhe në vendet e tjera, ku ka frekuentim të madh në këto ditë të fund vitit.

Me qëllim që të krijoj ambient të sigurt për të gjithë, apelojmë dhe i thërrasim qytetarët që të jenë të kujdesshëm, mos të lënë të ekspozuara mjetet që i joshin personat keqbërës dhe mundësisht makinat e tyre t`i parkojnë në vende të dukshme dhe të sigurta thuhet në apelin e policisë./rajonipress/