Fundamenti

Hashani: Jam krenar që shërbeva për interesat e policisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ismet Hashani është zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan që nga viti 2003. Është tejet komunikues, i palodhshëm dhe i dobishëm për Policinë. Me krenari e mburrje kujton 11 vitet në këtë pozitë derisa falënderon mediat për bashkëpunim. Hashani flet për rajonipress.

Si pjesëtar i Policisë së Kosovës punën e ka nisur në vitin 2000 si gjenerata e pestë, kurse në gradën rreshter policie është avancuar në vitin 2002 derisa në Gradën Toger Policor është avancuar në vitin 2004, raporton rajonipress.

Hashani për rajonipress kujton detajet interesante por edhe sfiduese për të. Njihet si një tip i qetë, profesionist i vërtet dhe tejet bashkëpunues. Nga këto premisa që i fitoj me përvojën e tij edhe mori një mirënjohje që e ka gëzuar ma së tepërmi e njohur si „Medalja për shërbim besnik për 10 vite në Policinë e Kosovës“

RCCOLA

Hashani ndryshe pozitën si Zëdhënës i Policisë së Kosovës e ushtro nga viti 2003. “Këto njëmbëdhjetë vitet e kaluara në pozitën e Zëdhënësit të policisë së Kosovës për mua kanë qen vërtet një sprovë e madhe ku kam pasur shumë sfida nga ma të ndryshmet, por korrektësia për të informuar drejtë për punën e madhe dhe të ndershme që bënë policia e Kosovës me qëllim të krijimit të një ambienti të qetë dhe të sigurtë, besoj që kanë qenë parametrat të cilët më kanë shty përpara” kujton Hashani.

Hashani në tërë këtë punë të tij sa të sikletshme aq edhe të dobishme për vendin nuk harron për asnjë moment t`i falënderoj partnerët që në këtë rast janë mediet. “Sa i përket medieve u jam mirënjohës, sepse më kanë përkrahur në mënyrën ma të sinqertë dhe më kanë ndihmuar në shumë sfera të zhvillimit dhe të kreativitetit profesional” tha Hashani./rajonipress/