Fundamenti

Hasani: Veç VV-ja e Lista Serbe s’kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë ndaj Speciales

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, janë dy partitë e vetme politike që s’kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme kundër Gjykatës Speciale.

Hasani tha se katër zyrtarë të VV-së kanë deklaruar se para se qytetarët të dalin nesër në protestë, duhet ta kujtojnë gushtin e vitit 2015.

“Nesër Prishtina do të jetë pjesë e lajmeve të të gjithë botës. Unë e shoh që vetëm dy subjekte politike që nuk kanë marrë dhe nuk kanë bërë thirrje për të marrë pjesë në protestën e nesërme për mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Veç Vetëvendosjen akoma nuk e kam parë që ka dalë të bëjë thirrje dhe Listën Serbe. Kjo është e tmerrshme. Plus kemi parë deklarata të tyre kundër”.

Uji Dea

“Thaçi ka thënë se do të jetë i pari që do të shkojë në Hagë dhe do të përballet me luftën për ta mbrojtur luftën. Me luftën në Gjykatë Speciale për ta mbrojtur luftën e UÇK-së”, tha Hasani në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje sot e sheh rrezikun e humbjes së pushtetit nga lirimi i ish-krerëve të UÇK-së.“Ata që sot janë në pushtet, e shohin rrezikun e humbjes së pushtetit dhe i kanë këto reagime. Sepse momenti po vjen për lirimin e tyre por këta e shohin rrezikun e tyre sepse do të ikin nga pushteti”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.