Fundamenti

Hasani: Udhëzimi për dorëheqjen e kryetarëve është kundërkushtetues, Kurti zgjodhi “të mos kryej punë”

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Profesori dhe njohësi i Kushtetutës, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se qeveria e Kosovës me Udhëzimin Administrativ për tërheqjen e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore ka zgjedhur rrugën “kur dëshiron të mos kryesh punë”, dhe njëkohësisht ka bërë shkelje kushtetuese dhe ka ndërhyrë në ndarjen e pushteteve.

Sipas Hasanit, Udhëzimi Administrativ përbën uzurpim të kompetencave legjislative nga ekzekutivi që shkel një ndër parimet themelore të demokracisë, atë të ndarjes së pushteteve.I pyetur nëse Kurti dhe qeveria e Kosovës kanë përmbushur kërkesat e BE-së për depërshkallëzim të situatës në veri,

Uji Dea

Hasani tha se kjo nuk ka ndodhur.“Shikoni, jo sepse aty në Bratisllavë, nuk është thënë se do të nxjerrët një udhëzim administrativ. Rruga që është përzgjedhur nga pushteti ynë për adresimin e çështjes së zgjedhjeve është ajo mënyrë kur dëshiron të mos kryesh punë. Udhëzimi Administrativ është tërësisht antikushtetues dhe jo-ligjor, është uzurpim i kompetencave legjislative nga ekzekutivi. Edhe po të ishte kushtetues, një gjë e tillë kërkon sigurisht tre-katër muaj, pa e marrë anën politike nëse do të dalin serbët ose nuk do të dalin serbët.”, tha Hasani në një intervistë për Euronews.al.

Sipas Hasanit, palët e dialogut nuk mund t’i interpretojnë termat e një dokumenti juridik në një dialog të ndërmjetësuar, pasi kjo bëhet nga lehtësuesi.“Depërshkallëzimi ka nënkuptuar tërheqjen dhe neutralizimin e forcave të sigurisë sa i përket elementit serb në veri. E dyta, adresimi i çështjes së zgjedhjeve, pikë. Ti nuk mund të interpretosh kur je në dialog me ndërmjetësim ose lehtësim, nuk mund të interpretosh termat e një dokumenti juridik, ato i interpreton bashkësia ndërkombëtare në këtë rast, BE-ja dhe Escobari.”, tha Hasani.