Fundamenti

Hasani të tërhiqet nga Komisioni i Venedikut!

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kosova në Komisionin e Venedikut përfaqësohet nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ndaj të cilit në korrik të këtij viti është ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Mashtrimi në detyrë”.

Prandaj, ekspertët e çështjeve kushtetuese vlerësojnë se përfaqësimi i Kosovës në Komisionin e Venedikut nga Hasani është jodinjitoz.

Ata thonë se Hasani duhet të tërhiqet nga ky post, pasi, sipas tyre, mbajtja e një pozite kaq të rëndësishme nga një person i cili ka probleme me ligjin e dëmton imazhin e Kosovës.

RCCOLA

Megjithatë, kjo duket e pamundur pasi Hasani ka edhe rreth tri vjet mandat në atë Komision, ndërsa Statuti i Komisionit të Venedikut specifikon se mandati i përfaqësuesve të shteteve në këtë Komision përfundon nëse ata e ofrojnë dorëheqjen e tyre apo nëse Komisioni vlerëson se ata nuk janë në gjendje që ta kryejnë detyrën.

“Mandati i anëtarëve mund të përfundojë vetëm nëse ata ofrojnë dorëheqjen e tyre ose në qoftë se Komisioni vëren se anëtari në fjalë nuk është më në gjendje apo i kualifikuar për ta ushtruar funksionin e tij”, thuhet në Statutin e këtij Komisioni./zeri/