Hidromorava

Hasani: Serbia me deklaratën për të pagjeturit shfajësohet 100 për qind

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se me miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit, Serbia shfajësohet 100 për qind.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, në “Debat Plus” ka thënë se me miratimin e Deklaratës për të Zhdukur, Serbia e ka hequr përgjegjësinë për zhdukjet e dhunshme sipas nenit 2 të Konventës së OKB-së.

Hasani ka sqaruar për publikun se këtu nuk bëhet fjalë për përgjegjësi penale individuale.

“Përgjegjësia penale kryhet dhe përgjigjet çdokush për veprat e veta që i bënë në konflikt të jashtëm apo të brendshëm”, ka thënë Hasani.

Ai ka shtuar se Serbia me këtë deklaratë shfajësohet 100 për qind për këtë lloj të veprës.

RCCOLA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan të martën në Bruksel një deklaratë të përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë nëpërmjet së cilës ata zotohen për “zbatimin e plotë të detyrimeve” për ndriçimin e fatit të të zhdukurve.

Në deklaratë thuhet se palët do të “bashkëpunojnë ngushtë në identifikimin e lokacioneve të varrezave dhe të angazhohen në gërmimin e tyre, do të sigurojnë qasje të plotë në informata të besueshme e të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur gjatë periudhës kohore nga një janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000”.

Më tej thuhet e këtu përfshihen “të gjitha materialet, shkrimet, urdhrat, dokumentet, video incizimet, audio incizimet dhe çfarëdo lloj dokumenti tjetër, duke përfshirë edhe ato që cilësohen si të klasifikuara në institucionet përkatëse të të dyja palëve”.

Sipas deklaratës palët do të themelojnë dhe punojnë së bashku në një Komision të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe të mbikëqyrur nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.