ARKATANA

Hasani: Rrumbullaksimi i projektit të lumit “Mirusha” nuk po i shihet fundi!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – E kujtojmë opinionin e Gjilanit që ish-Këshilli i lagjes Zabel që në vitin 2005, bëri aktivitete për rregullimin e ujërave të zeza kur tërë qyteti i Gjilanit kundërmonte, janë bërë shumë aktivitete që çështja të shtrohet edhe në Kuvendin Komunal të Gjilanit në Ministri të Ambientit deri edhe Parlament të Kosovës thotë Refik Hasani.

Hasani kujton se pas shumë kërkesave, ankesave me shkrim është lejuar fjala në seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe në Parlament të Kosovës.

Mobi Casa

“Aktiviteti u vazhdua duke i njoftuar të gjitha instancat për rregullimin e ujërave të zeza edhe është organizuar peticioni dhe një performancë, formë e demonstratës që u mbajt. Mbi një mijë shkrime të publikuara në media të shkruara dhe elektronike paraqitje publike, intervista, prononcime, deklarata, komente, analiza dhe opinione në radio e televizione lokale dhe nacionale. Ishte angazhim nëpër dhjetëra, debate, diskutime të niveleve të ndryshme që janë shtruar dhe trajtuar tema” thotë Hasani.

Sipas Hasanit pas përpjekjeve dhe kërkesave të pareshtura u arritë të njoftohet dhe alarmohet opinionin jo vetëm i Gjilanit, por edhe ai Kosovar për rrezikun që i kanoset Gjilanit nga kundërmimi, mushkonjat, moçali i krijuar në Lagjen Zabel dhe mos rregullimi i Lumit Mirusha, Stanoshorka dhe Uji i Banjës. Dezinfektimi që tani praktikohet është propozim, dhe një sërë iniciativa, propozime konkrete. Përfundimi i këtij projekti konsiderohet domosdoshmëria e ndërtimit sa më parë të një impianti për përpunimin e ujërave të zeza. Në vitin që jemi bëhen një dekadë e gjysmë nga formimi i këtij këshilli dhe ende nuk kemi rrumbullakim të këtij projekti kapital e strategjik të Gjilanit e Anamoravës, prandaj parashtrohet pyetja: Rrumbullaksimi i projektit të Mirushës nuk i shihet fundi është shprehur Hasani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.