United Hospital

Hasani: PVD e gatshme të jetë pjesë e qeverisë së re në Beograd

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

“Partia për Veprim Demokratik është e interesuar që të jetë pjesë e koalicionit qeverisës. Nëse Aleksandar Vuçiq, vendos që të ftoj në koalicionin e gjërë që e ka paralajmëruar, ne këtë ftesë do ta pranojmë”, ka thënë Fatmir Hasani, deputeti i vetëm i shqiptar i dalë nga zgjedhjet e 24 Prillit.

Në pyetjen se a ka arritë ndonjë ftesë për bashkëpunim, ai theksoi se për një gjë të tillë është herët të flitet, pasi ende nuk janë shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare dhe se as presidenti Tomislav Nikoliq nuk ka ndarë mandatet për formimin e qeverisë së re.

HW

“Unë vetëm po flas për qëndrimin e partisë sonë dhe dëshirat tona, pasi PVD është e gatshme që të ndihmojë kryeministrin për zgjerimin e bashkëpunimit në relacionin Beograd – Tiranë – Prishtinë”, deklaroi për mediat serbe Hasani.

Përveç kësaj, PVD si pjesë e qeverisë mund të ndihmoj edhe në përmirësimin e situatës ekonomike në Luginën e Preshevë ku momentalisht mbizotëron papunësi e madhe, ka thënë Hasani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.