FITORJA

Hasani nuk ka imunitet për falsifikim

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Juristët vlerësojnë se ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, nuk ka imunitet për veprimet për të cilat dyshohet, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, për hetim të veçantë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, me arsyetimin se çështja në fjalë ka të bëjë me imunitet funksional të kryetarit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

UBT

Megjithatë juristët në vend vlerësojnë se nuk mund të ketë imunitet për atë lloj veprimi, për të cilin dyshohet se e ka kryer Hasani, përkatësisht falsifikim i dokumentit. Edhe Prokuroria Speciale konsideron se prokurori ka pasur të drejtë kur bërë kërkesë për zbatimin e hetimeve të veçanta.

Pas publikimit të vendimit të Gjykatës, Bajram Tmava, avokati i ish-kreut të Kushtetueses, Enver Hasanit, ka thënë se vendimi i Gjykatës për të ndërprerë hetimet ndaj Hasanit është i drejtë, pasi sipas tij, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese gëzojnë imunitet për vendimet./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.