Hasani: Nuk guxojmë ta konsiderojmë Specialen si gjykatë të Serbisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se e drejta për të bërë luftë ka rregullat e veta.

“Kosovës i është pranuar e drejta për luftë qysh kur në Kosovë janë para pizgauerat e ushtrisë serbe që janë parë edhe në Bosnje. Nga ai moment lufta çlirimtare është njohur sikurse edhe popujve tjerë për dekolonializim. Lufta e UÇK-së është pranuar si e pastër edhe nga ata që e kanë formuar Gjykatën Speciale”, tha ai në RTV Dukagjini.

Hasani thotë se termi luftë më nuk përdoret në ndonjë dokument ndërkombëtarë.

“Edhe në OKB tashmë përdoret termi konflikt i armatosur”, shtoi ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, përcjell Telegrafi.

RCCOLA

Sipas Hasanit lufta e UÇK-së në asnjë moment nuk është njollosur as nga faktori ndërkombëtarë.

“Ne nuk guxojmë ta konsiderojmë Specialen si gjykatë të Serbisë. Nëse veprojmë kështu atëherë do të krijonim një narracion se atë e do Serbia. Realiteti është tjetër. Mbetet për t’u parë origjina e provave”.

Hasani thotë se aktakuza e Speciales dallon nga aktakuzat tjera që janë ngritur nga Haga.

“Ngjashmëritë më të mëdha të kësaj gjykate janë me rastin e Kamboxhias”, tha ndër të tjera Enver Hsani./Telegrafi/