Hidromorava

Hasani: Nuk do ta votoja Isën për kryeministër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se nuk do ta votonte asnjëherë Isa Mustafën për kryeministër të Kosovës. Gjatë debatit në Info Magazinë të Klan Kosovës, Hasani ka deklaruar se nuk mund ta votojë Mustafën për kryeministër, kur më shumë se 25 vjet më parë janë gjendur në dy taborë krejtësisht të kundërta.

“Me qenë në Kuvend nuk e kisha votu, jo pse unë kam diçka kundër tij, por në momentin kur Isa Mustafa ka qenë kryetar i Prishtinës, unë kam qenë si i mitur në burgjet e Serbisë. Pra, kam qenë në burgun e Gjurakovcit”, tha Hasani.

Deputeti që erdhi si zëvendësim për bashkëpartiakët e tij, të cilët u vendosën në pozicionet e ministrave, tha se nuk mund ta harrojë të kaluarën.

Hidromorava

“Nuk mund ta votoj njeriun i cili ka qenë në funksion kur është luftuar nacionalizmi, irredentizmi, separatizmi e terrorizmi shqiptar, e unë kam qenë në burg i akuzuar dhe i dënuar për më shumë se 3 vjet për këtë arsye. Këto dyja bashkë nuk shkojnë”.

Ai nuk u shfaq i kënaqur as me bashkëqeverisjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Unë mendoj se kjo është një qeveri që nuk i bën mirë vendit. Por, ajo është votuar dhe s’kam çfarë bëj”, tha Hasani. / Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.