FIDANISHTJA

Hasani: Modeli i ‘dy Gjermanive’ është katastrofal për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se modeli i dy gjermanive është katastrofë për Kosovën, pasi në fund dy gjermanitë janë bashkuar.

Duke folur për modelet që mund të merren si bazë për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se modeli i shumëpërfolur i dy gjermanive, do të ishte një model katastrofal për Kosovën.

“Modeli i dy gjermanive është katastrofë, sepse në fund Gjermania është bashkuar”, ka deklaruar ai.

Hasani ka thënë se ky model ka funksionuar në kohën e Luftës së Ftohtë, por jo tani, dhe sipas tij, ky model do ta prishte shtetësinë e Kosovës.

UBT

Hasani ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka marr dimension tjetër, për shkak të luftës në Ukrainë dhe se tani ky dialog është shndërruar në një mision për menaxhim të krizës nga BE-ja.

“Kemi të bëjmë me dialog gjithëpërfshirës, por jo përfundimtar, për çështje të cilat janë të hapura nga viti 2011. Gjermania e Franca e kanë mandat nga Evropa me bë këtë. Dialogu është menaxhim i krizës dhe e ka marrë këtë dimension për shkak të luftës në Ukrainë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka folur edhe për draftin gjerman për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe ka vlerësuar se nëse miratohet siç është, e prish rregullimin e brendshëm të shtetit të Kosovës, e bën Kosovën shtet regjional, pasi statuti i asociacionit sipas draftit gjerman “kërkon të ndërrohet forma e shtetit”.

“Nëse e pranon këtë statut, legjitimiteti politik i serbëve lokalë veçohet prej çdo legjitimiteti politik të çdo komuniteti në Kosovë. Pra nuk është një legjitimet kushtetues, është tërësisht politik që nuk ka për pikë referimi në asnjë sferë nga organet qendrore. E dyta ajo nuk është zgjidhje e problemit, por uverturë për një fazë të mëvonshme të luftës politike së Serbisë përmes serbëve lokalë duke përdorë ata. Dhe aty del si një zgjidhje e përkohshme”, deklaroi mes tjerash Hasani në T7

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.