ARKATANA

Hasani: Me Gjykatën Speciale të merren ata që e financojnë, po shkel të drejtat e njeriut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se Kosova duhet të kërkojë nga ata që e financojnë dhe e mirëmbajnë Gjykatën Speciale, për ta shtyrë që ta kryej punën e saj në kohë më të shpejtë.

Në DPT te Fidani, Hasani ka thënë se zvarritja e proceseve gjyqësore nga Specialja, është shkelje brutale e të drejtavave të njeriut.

“A është kjo gjykatë një “never ending story”?”, ka pyetur ai.

“Kryje punën. S’të kemi votu për përgjithmonë”, ka theksuar ai.

Eco Higjiena

Hasani ka thënë se Kosova nuk ka çfarë të bëj shumë, pasi që themelimi i kësaj gjykate, bazën e ka në amandament kushtetues. Sipas tij, ata që e financojnë e që janë në BE dhe SHBA, mund të ndikojnë.

“Po punohet me cenzurë, me aktakuzë të cenzurume, nuk zbulohen provat, nuk guxon me ia fshehë provat. Por zvarritja vazhdon prej 2010, jemi peng. Është serioz kjo punë. Kosova nuk ka cka të bëj. Bazën e ka me amandament kushtetues, vetëm ata që e financojnë dhe mirëmbajnë munden me kërku llogaridhënie”, ka thënë Hasani.

Hasani ka theksuar se kjo gjykatë është duke penguar shumë edhe përpjekjet e Kosovës për integrim. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.