Hasani: LDK ma shkatërroj karrierën, po e braktisë në mënyrë demonstrative

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Januz Hasani ish këshilltar komunal nga radhët e LDK-së, është i zhgënjyer dhe i befasuar me sjelljet që i bëri partia atij. Më thyen dhe më shkatërruan qëllimisht, por unë do t`i ndjek në të gjitha instancat gjyqësore. Pse Januz Hasani e akuzon Lutfi Hazirit, cili ishte pazari gjatë fushatës zgjedhore, pse Januz Hasani tash e dy vite punon vetëm me kontratë në vepër, e tash së fundit nuk punon fare. Për çka e bënë përgjegjës Lutfi Hazirin. Lexojeni rrëfimin e një të riu me fakultet të përfunduar, por që i besoj partisë dhe u bë siç thotë edhe servil i skajshëm i Lutës vetëm që të punësohej dhe të krijonte një pagë të dinjitetshme prej arsimtari.

“Isha servil i Lutfi Hazirit, isha në gjendje të bëja gjithçka për të, por tani po e shoh se qenkam mashtruar”.

Kështu e nisë rrëfimin e tij Januz Hasani, i cili për një kohë ishte pjesë e LDK-së, por thotë se tani e tutje nuk jam më dhe e braktisi në mënyrë demonstrative për shkak se partia ime është sjellur keq me mua, më ka trajtuar në mënyrën më të vrazhdë të mundshme, duke më premtuar në kohën e fushatës, por edhe më vonë se do e kem të sigurt vendin e punës.

Fundamenti

Januzi e ka përjetuar rëndë madje shumë rëndë këtë sjellje të partisë, e ka përjetuar keq dhe ndihet në siklet edhe teksa flet. I ndalet në fyt edhe deklarata e tij, për pak momente i dalin lotët dhe nuk përmbahet. “Jam i zhgënjyer me sjelljet jo korrekte të Lutfi Hazirit, por edhe të drejtorisë së arsimit të cilët më shkelën në mënyrë të paskrupullt duke më anuluar nga konkursi për mësimdhënës, derisa në vendin tim e morën një kandidate tjetër, e preferuara e Sami Lushtakut. I shërbeva LDK dhe Lutfi Hazirit deri në përulje, me të vetmin qëllim e besim se partia të paktën do të kishte sjellje njerëzore ndaj meje. Duke parë këto dredhina të Lutfi Hazirit dhe të kampanjës së tij në mënyrë demonstrative që nga sot e lëshojë LDK, me të vetmin qëllim që mos të bëhem pjesë e grupeve që merren me shantazhe dhe prapaskena. Le të mbetet në ndërgjegjen e Lutfi Hazirit tërë ai premtim, tërë ajo joshje e tij ndaj meje. Unë jam faqebardhë ndaj të gjitha zhvillimeve edhe pse kisha shumë telashe e kërcënime në kohën kur e braktisa Lëvizjen Republikane dhe dola në LDK” shprehet Hasani.

“Unë jam profesionist dhe me fakultet të përfunduar dhe nuk do të hjeki dorë nga asnjë e drejtë e imja procedurale dhe ligjore. Do t`i shoh të gjitha dokumentet sepse qysh tash e kam bërë një padi ndaj kreut të komunës dhe drejtorisë së arsimit për të parë shkeljet flagrante që kanë bërë gjatë rekrutimit të kandidatëve më të ri se unë dhe se si i kanë kontrabanduar të tjerët për qëllime dhe përfitime personale” shprehet Januzi.

Januz Hasani thotë se ka vendosur të flas publikisht sepse e ndien vetën të pastër.”Jam i dëshpëruar tej mase me lojërat e fshehta që i praktikon ndaj miqve Lutfi Haziri, dhe i befasuar me mënyrën klandestine të pranimit të kuadrit arsimor. Kjo e dëmton procesin mësimor, i dëmton nxënësit dhe e dëmton shkollën. Jam i papunë dhe pa asnjë të ardhur materiale. Ka dy vite që unë jam peng dhe me kontratë në vepër dhe tani ndodhem në rrugë. E kam të kryer fakultetin, drejtimi i gjeografisë – edukatë qytetare, po kujt i duhet ky fakultet kur preferencat partiake të shkatërrojnë në start. Kurrë se kisha besuar se partia që i besova do të sillej kaq egër me mua. Leksionet e mija do të duhej të vlenin për çdo të ri që e donë me zemër këtë vend e këtë shtet. Turpi brina spaska, e në këtë turp vazhdojnë të qëndrojnë kjo kategori e politikanëve tanë” shprehet i nervozuar Januz Hasani./rajonipress/