Fundamenti

Hasani: Kurti u mashtrua nga këshilltarët e tij për Marrëveshjen e Ohrit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“[Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti] e kuptoi që këshilltarët e brendshëm dhe të jashtëm e kanë mashtruar sepse i thanë që nëse nuk e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, Kosova mund të zhbëhet si shtet dhe se çnjohjet dhe izolimi do të niste”, ka thënë ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori Enver Hasani, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë (shërbimi në gjuhën serb) ku ka folur gjerësisht rreth situatës së tensionuar të kohëve të fundit në pjesën veriore të vendit.

Këta këshilltarë të njëjtë që Hasani thotë se “e mashtruan” Kurtin, nisën mëpastaj t’i thonë atij se “nuk është fer që vetëm palës kosovare t’i kërkohet zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, në rend të parë formimi i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe”.

RCCOLA

Me Marrëveshjen e Ohrit, thotë Hasani, “ai (Kurti) e hoqi çështjen e njohjes së Kosovës nga agjenda e dialogut me Serbinë”.“Kur e kuptoi të gjithën këtë, ai nisi të menaxhojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke krijuar kriza me qëndrime radikale, më pastaj duke e kontrolluar, dhe mëpastaj duke u zmbrapsur”, ka thënë profesor Hasani.

Siç vazhdon të tregojë ai në këtë bisedë me REL, “arsyeja kryrsore se pse Kurti nisi të shkaktojë probleme pas Marrëveshjes së Ohrit, është se ai pa që jo vetëm që u pajtua të legalizojë të gjitha marrëveshjet e kaluara me Serbinë, por edhe shtoi elemente të reja, siç është karakteri i autonomisë serbe në Kosovë”.“Dhe kjo është autonomi në kuptimin e plotë të fjalës”, tha ai.