Fundamenti

Hasani: Kurti me 48 deputetë s’bëri qeveri, kurse Thaçi e bëri me 32

/ 2 minuta lexim
HW

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se vendi është futur në një krizë serioze buxhetore si pasojë e, siç tha ai, keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti. Hasani theksoi se përgjegjësia bie mbi ekzekutivin dhe kryeministrin në detyrë.

Hasani u shpreh se opozita nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi për mosvotimin e buxhetit, pasi Qeveria Kurti e ka sjellë vendin në këtë situatë.

“Qeveria Kurti me kryeministrin e saj pretendon se ne jemi të detyruar t’ia votojmë buxhetin. Ne nuk morëm pjesë sepse procesi ishte i padrejtë dhe joligjor. Nuk mund të miratohet buxheti kur nuk ka qeveri funksionale. Ne nuk dinim as kush ishte opozita e kush pozita për 46 orë në seancë, kanë thënë: ‘Ju po e bllokoni Kuvendin’, sepse ai i ka djegur të gjithë kandidatët,” u shpreh Hasani.

Ai shtoi se Qeveria ka pasur qëndrime kontradiktore dhe ka tentuar ta mbajë përgjegjëse opozitën për krizën:

HW

“Kur erdhi puna për qeveri, pasi votuan Dimal Bashën, dolën e thanë se nuk kanë numra. E pastaj prapë kërkonin mbështetjen tonë. Si mund të kërkojnë mbështetje kur vetë gjatë seancave të kaluara na quanin bllokues? Tash, kujtohen se nuk e kanë shumicën. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e një keqmenaxhimi politik të Lëvizjes Vetëvendosje për 9 muaj,” tha ai në Tëvë1.

Hasani kritikoi edhe pretendimin e Kurtit për shumicë parlamentare:

“Çfarë kandidati je ti kur thua se ke 48 deputetë dhe nuk je në gjendje të formosh qeverinë? Me 32 deputetë e ka bërë qeverinë Hashim Thaçi, me 36 është bërë qeveria, e madje edhe me 26.” shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.