FITORJA

Hasani kritikon deklaratat e Qeverisë për gjyqësorin, ajo është ftesë për linçim publik të njerëzve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori universitar, Enver Hasani, i ka quajtur të shëmtuara dhe të papranueshme deklaratat e fundit të zyrtarëve të Qeverisë për sistemin e drejtësisë.“Pushtetet janë të ndara, as Kuvendi që ka ndodhur për fat të keq në të kaluarën, e as ekzekutivi nuk mund të bëjnë vlerësimin e punës së organeve gjyqësore”, tha ai.

Ai shtoi se Ekzekutivi nuk duhet t’i japë të drejtën vetes të vlerësojë një rast gjyqësor, pa i ditur rrethanat dhe pa bërë ndonjë hulumtim.

Sipas tij, Kuvendi dhe Qeveri duhet të hapin debat për fenomenet si dhuna, vrasjet, narkotikët por jo të bëjnë vlerësime.“Është e papranueshme me dalë në televizor dhe me përmend me emra siç ishte para do ditë në rastin e vrasjes së tani të ndjerit Astrit Dehari. Sepse ajo është vetëgjyqësi, ftesë për linçim publik të njerëzve. Sepse njerëzit mund të vriten për atë punë. Ti bën krim, sepse është nxitje”, ka thënë Hasani, në emisionin “Betimi për Drejtësi”.

FIDANISHTJA

Hasani: Komisioni i Venecias rekomandoi të kundërtën çfarë po pretendon pushteti për VettingunIsh-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori Universitar, Enver Hasani, ka thënë se Opinioni i Komisionit të Venecias për Vettingun ka rekomanduar të kundërtën e asaj çfarë ka kërkuar pushtetit.

Hasani thotë se se ajo çfarë ka rekomanduar Opinioni i Venecias është përdorimi ose shtyrja e të gjitha mundësive për veprim brenda infrastrukturës ekzistuese kushtetuese dhe ligjore.

Ka thënë se do ndihej keq nëse dikush do t’i bënte kaq shumë vërejtje në dokument.“Janë bërë vërejtje të cilat të them te drejtën isha ndje i shumë keq si jurist sikur dikush t’mi kishte bër gjithë ato vërejtje në dokument, kushdo qoftë”, ka thënë Hasani, në “Betimi për Drejtësi”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.