Hasani: Komunat në veri s’mund të funksionojnë me kryetarë shqiptarë, shtyrja e Asociacionit nxit formimin e Republikës Serbe

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani tha se është e sigurt se komunat në veri nuk mund të funksionojnë me kryetarë shqiptarë.

Ai në RTV21 këtë të enjte tha se popullsia shumicë është kthyer në sistem paralel.

“Për me shku me arsyetim juridik, nuk është dashtë me ardhë deri këtu. Tash është problem politik dhe kjo e ka pasojën tjetër. Dhe çka po ndodhë tani këtu? A po e shihni efektivisht popullsia shumicë ka ardhë në sistem paralel, jo ata. Kryetarët e Komunave tash që janë zgjedhë operojnë prej shpijave të tyre, se s’guxojnë me shku atje”, tha Hasani duke shtuar se me këtë është demostru pafuqia e shtetit.

UBT

Hasani u shpreh se sa më shumë që shtyhet formimi i Asociacionit, aq më shumë afrohemi drejt formimit të Republikës Serbe.

“Sa ma shumë të shtyhet çështja e asociacionit aq ma shumë bolldiratet Republika Srpska në Kosovë, aq më shumë afrohesh kah formimi i Republikës Srpska”.