Fundamenti

Hasani ka një mesazh për Kurtin: Nuk mund t’i ikësh dialogut, është obligim ndërkombëtar

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se dialogu i Kosovës me Serbinë është detyrim ndërkombëtar.

Ai ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti i cili kishte thënë se dialogu nuk është ndër prioritetet e para të tij.

“Nuk mund t’i ikësh dialogut, është obligim ndërkombëtar. Ballëhapur ballafaqohu me Serbinë. Del dyz, të ha dreqi”, ka thënë ai.

FITORJA

Ai ka thënë se marrëveshja që BE e quan normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, duhet të përfundohet pasi kështu po vuan edhe vendi.

“Kosova vuan nga kjo. Investim e huaja nuk ndodhin në një vend me këso procese të paqarta. Kriminelët mund të ikin nga vendi dhe për një letër thirrje duhet 100 punë. Vucici dhe Serbia do mundohen të pengojnë dialogun pasi Bideni është një pro-shqiptar i njohur. Kemi një mundësi të mirë”, shtoi ai.

Ai tutje tha se Rusia nuk mund të ndikojë në Kosovë por që ndikimi i saj në Ballkan përmes Serbisë është i madh. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.